Vendosni fjalën kyçe....

Lulzim Basha: PD do bëjë realitet taksimin e sheshtë


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar përmes një postimi në “Twitter” lidhur me një raport të FMN-së që i propozon qeverisë shqiptare rikthimin e taksimit të sheshtë.

Basha thotë se kur ai do të vijë në pushtet, do ta bëjë realitet këtë duke rikthyer taksën e sheshtë.

“Taksimi Rama zbrazi xhepat e  shqiptarëve, rriti çmimet, uli fuqinë blerëse, falimentoi bizneset dhe solli shkatërrimin e ekonomisë në çdo hallkë të saj. 

Raporti i FMN mbështet atë që PD do bëjë realitet: taksimin e thjeshtë dhe transparent. Taksa e sheshtë 9% dhe plani ynë ekonomik do të inkurajojë investimet e brendshme dhe të huaja, do të nxisë punësimin dhe do të rrisë fuqinë blerëse. Shqipëria në punë, mirëqenia për shumicën dhe jo një pakicë, do të jetë realitet i prekshëm për të gjithë!”– shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *