Vendosni fjalën kyçe....

Makina merr flakë në tunelin e Krrabës, shkakton trafik


Një automjet ka marrë flakë në mes të autostradës Tiranë-Elbasan.

Ngjarja ndodhi rreth orës 18:20 ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale.

Policia njoftoi se automjeti u përfshi nga flakët kur ishte në brendësi të tunelit.

Zjarri shkaktoi edhe ngadalësim të trafikut.

Automjeti i përkiste shtetasit të identifikuar me inicialet F.N.

Dyshohet se gjithçka u shkaktua për shkak të një defekti teknik, ndërsa nuk  ka asnjë të lënduar në njerëz.

Shërbimet e zjarrëfikëses mbërritën në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit.

Ndërsa policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *