Vendosni fjalën kyçe....

Merkel thotë se europianët duhet të përgatiten për një botë “ku SHBA-të s’janë fuqi botërore”


Shtetet e Bashkuara mund të heqin dorë vullnetarisht nga statusi si një fuqi botërore dhe europianët duhet të kujdesen për një situatë të tillë, duke përfshirë edhe forcimin e ushtarakëve të tyre. Kështu ka paralajmëruar kancelarja gjermane Angela Merkel.

“Kombet evropiane kanë nevojë të mbajnë më shumë barrën sesa gjatë luftës së ftohtë”– tha Merkel për sa i përket shpenzimeve të mbrojtjes, sepse sipas saj nuk mund të supozojnë se SHBA-të do të jenë atje për t’i mbrojtur.

“Ne u rritëm duke patur njohuri të sigurtë se Shtetet e Bashkuara donin të ishin një fuqi botërore. Nëse SHBA-të tani dëshirojnë të tërhiqen nga ai rol me vullnet të lirë, ne do të duhet të reflektojmë për këtë shumë thellësisht“- tha kancelarja gjermane, në një intervistë të botuar në 6 gazeta evropiane.

Sipas saj: “Nëse Europa dëshiron të dëgjohet, atëherë duhet të japë një shembull të mirë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *