Vendosni fjalën kyçe....

Ndërrojnë jetë 3 persona në 24 orë nga koronavirusi në Kosovë


Tre persona kanë ndërruar jetë gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga sëmundja e Covid-19.

Dy nga viktimat janë nga komuna e Prizrenit. Sipas Klinikës Infektive, bëhet fjalë për një 78 dhe 57-vjeçar, ndërsa personi i tretë i moshës 71-vjeçare është nga komuna e Suharekës.

Pas tre vdekjeve, numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë ka shkuar në 47.

Të dhënat e Klinikës Infektive

Bazuar në raportin e datës 27.06.2020, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, janë të hospitalizuar 97 raste Covid -19 pozitiv.

45 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 5 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 3 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë

Mbrëmë në Klinikën Infektive ka ndërruar jetë pacienti J.N. 1963 nga komuna e Prizrenit si dhe sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë pacienti R. B. 1942 nga komuna e Prizrenit, të cilët përveç infeksionit me Covid -19 kishin edhe sëmundje shoqëruese.

Sot, në orën 08:15, ka vdekur pacienti me inicialet D.N, viti i lindjes 1949 nga Suhareka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *