Vendosni fjalën kyçe....

Përsëri shifra të larta, sot 9 viktima dhe 50 të infektuar me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Ministria e Shëndetësisë në Maqedonisë së Veriut ka regjistruar përsëri shifra të larta përsa i përket viktimave dhe numrit të të infektuarve me Covid-19.

Siç shkruan Alsat, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetën 9 persona ndërsa 150 janë konfirmuar me Covid-19.

Shifrat e reja e kanë çuar në 277 numrin e viktimave nga koronavirusi, dhe 5.906 të infektuar që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë, 6 viktima janë nga Tetova dhe 3 nga Shkupi. Të vdekurit kishin edhe probleme tjera shëndetesore.

Sa i përket të infektuarve, numri më i madh apo 93 raste janë nga Shkupi, që mbetet edhe qyteti me numrin më të madh të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut.

Rastet e reja:

– Shkup 93

– Kumanovë 7

– Shtip 3

– Prilep 4

– Tetovë 12

– Strugë 3

– Manastir 1

– Оhër 9

– Gostivar 3

– Koçan 1

– Kërçovë 8

– Resnjë 5

– Negotinë 1


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *