Arrestohet 40-vjeçari Daniel Rama, i cili dyshohet se qëlloi me armë 6 ditë më parë, shtetasin Odise Simonin.
Rama është arrestuar nga policia me ndihmën e familjarëve të tij.
“Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.06.2020, në Mabë, ku u plagos me armë zjarri shtetasi O. S., strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, menjëherë ngritën pika kontrolli dhe ushtruan kontrolle në disa banesa e ambiente ku dyshohej se mund të fshihej autori i ngjarjes shtetasi D. R.
Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme.”– thuhet në njoftimin e policisë.