Katër persona janë vënë në pranga në Tropojë, pas një operacioni antikanabis të koduar “Porosia”. Personat e arrestuar akuzohen se kanë tentuar të kultivojnë lëndë narkotike, si dhe janë kapur në flagrancë ndërsa këmbenin rreth 500 gramë kanabis.
Personat e arrestuar: B. B., 45 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë; E. H., 32 vjeç, banues në Bajram Curri, Tropojë; P. M., 52 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë; F. M., 19 vjeç, banues në Shoshan, Tropojë;
“Arrestimi i tyre u bë pasi nga tërësia e veprimeve hetimore u bë i mundur dokumentimi i veprimtarisë kriminale të kryer nga këta shtetas në drejtim të tentativës për kultivim dhe shitje të kanabisit.
Këta shtetas u kapën në flagrancë nga Policia në momentin e këmbimit të 518 gr. lëndë narkotike.
Nga veprimet hetimore këta shtetas dyshohen si autorë të kultivimit të bimëve narkotike në fshatin Shoshan.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike.”– thuhet në njoftimin e policisë.
Gjithashtu, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit punonjësit e Policisë, në fshatin Bradoshnicë, Tropojë, zonë e pyllëzuar, gjetën disa fidanë narkotikë, në tentativë për t’i kultivuar.
Lidhur me këtë janë shpallur në kërkim 3 shtetas, S. P., A. P. dhe S. S., banues në Tropojë, si autorë të dyshuar të tentativës për kultivimit të bimëve narkotike.
Gjithashtu, u proceduan në gjendje të lirë shtetasit T. A., kryetari i fshatit Bradoshnicë dhe shtetasi B. L., rojë mjedisore, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.