Eksperti i ekonomisë në Partinë Demokratike ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shpjegon se me taksën e sheshte të premtuar nga Basha prej 9% qytetarët shqiptarë do kenë më shumë para në xhep.
Teliti thotë se me taksën 9% në krahasim me taksimin progresiv të socialistëve qytetarët përfitojnë më shumë për rrogat mbi 30 mijë lekë.
Sipas Telitit në 7 vite Rama ka varfëruar shqiptarët duke u marrë nga xhepi 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave.
“RAMAVIRUSI në 7 vite varfëroi shqiptaret duke u marrë nga xhepi 2.1 miliardë euro vetëm nga rritja e taksave.
Edi Rama çoi dhjetëra mijëra biznese drejt falimentimit dhe qindra mijëra shqiptare morën rrugët e emigracionit.
Por nuk i mjaftuan dështimet, tani gënjen dhe veten, sepse shqiptarët nuk i gënjen dot më.
Gënjeshtra e radhës e Edi Ramës: me PD do paguani më shumë.
Fakti: çdo i punësuar do të paguajë më pak, pasi me taksën e sheshtë 9% për Tatimin mbi të Ardhurat Personale nga pagat për çdo të ardhur mbi 30 mijë lekë (zero tatim për të ardhurat deri në 30 mijë leke), duke i lënë kështu më shumë para në xhep çdo të punësuari në vendin tonë.
E vërteta nuk mund të fshihet. Plani PD nxit punësimin, rrit konsumin, ndihmon biznesin”-shkruan Teliti.