Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e dy biznesmenëve në Laç, policia gjen ku ishin fshehur armët


Policia ka gjetur armët që janë përdorur në ekzekutimin e dy bizn esmenëve, Bujar Lika dhe Paulin Gjergji në Laç.

Dy armë zjarri janë gjetur në Qytet Studenti pranë spitalit privat ku u mjekua ilegalisht Eduart Lamaj, i cili është i dyshuari kryesor për krimin e ndodhur në datën 30 maj.

Armët dyshohet se janë fshehur aty nga Lamaj dhe pas sekuestrimit kanë kaluar në laboratorin shkencor për analizim të gjurmëve. 

Kujtojmë se në dëshminë e tij para policisë, Lamaj ka pranuar krimin duke thënë se kishte shkuar aty jo për t’i vrarë por për t’i shkatërruar hotelin, pasi i kishin para borxh.

 “Më kishte borxh dhe shkova që t’i shkatërroja hotelin, nuk kisha qëllim që ti vrisja. Ata më gjuajtën me armë dhe unë u kundërpërgjigja për vetëmbrojtje”, janë fjalët e Lamajt.

Por policia thotë se ky version bie poshtë, pasi siç kanë treguar kamerat e sigurisë, atentatorët kishin shkuar të përgatitur me veshje policie dhe me armë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *