Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadorja Kim mesazh Policisë së Shtetit: Luftoni krimin e organizuar


Ambasadorja Amerikane Yuri Kim, i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, që të luftojë krimin e organizuar.

“Shtetet e Bashkuara vijojnë të gëzojnë një marrëdhënie të ngushtë me qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht me Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit. Dua të vlerësoj Policinë e Shtetit Shqiptar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme ndaj prioriteteve të përbashkëta të sigurisë amerikano-shqiptare dhe, veçanërisht, për punën e tyre me Zyrën Rajonale të Sigurisë në mbajtjen të mbrojtur dhe të sigurt të Ambasadës sonë… Ne mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë me Policinë e Shtetit Shqiptar dhe unë ju nxis që të vazhdoni luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri”- thotë Kim.

Këtë deklaratë, ambasadorja Kim e bëri gjatë ceremonisë së dhënies së medaljeve për Shefen e Zyrës Rajonale të Sigurisë së Ambasadës Janet Meyer dhe ARSO-I Antonio Zamudio.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *