Vendosni fjalën kyçe....

Basha publikon videon: Sa përfitojnë qytetarët me taksën e sheshtë, ndryshimi me taksën aktuale


Kryedemokrati Lulzim Basha ka folur përsëri lidhur me taksimin dhe thotë se me taksën prej 9% mbi pagën e propozuar prej tij, do të përfitojnë të gjithë punësuarit në sektorin privat dhe publik.

“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.”- shkruan Basha.

Ai ka publikuar edhe një video, përmes të cilës bën krahasime midis taksimit aktual për disa kategori të qytetarëve, që nga punonjësit e policisë, tek ata të shëndetësisë dhe arsimit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *