Digjen gjatë natës dy automjete në qytetin e Elbasanit në harkun kohor të 30-minutave. Fillimisht është djegur një automjet tip ‘Audi’ rreth orës 03:00 të mëngjesit në lagjen “Beqir Dardha”.
Banorët kërkuan ndihmën e zjarrfikësve të cilët e shuan zjarrin, duke mos lejuar djegien e plotë të automjetit, që ishte në pronësi të drejtorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor. Paraprakisht policia dyshon për zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës dhe po punohet intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.
Pas 30 minutash, policia u lajmërua për djegien e një tjetër automjeti në lagjen “Haxhias”. Automjeti tip ‘Peguet’ ishte në pronësi të shtetasit Tomorr Panxhi. Edhe këtu dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.