Policia në Krujë ka proceduar penalisht katër persona, pasi u kapën duke djegur furra gëlqerore.
Më saktë, furrat gëlqerore që po ndotin ajrin ishin në fshatrat Krastë e Halil dhe në qytetin e Krujës.
Personat e proceduar janë: 50- vjeçarin B.C, 57- vjeçarin B.V, 53- vjeçarin A.H, dhe 71- vjeçari M.S.
“Vijojnë operacionet kundër krimeve mjedisore.
Procedohen penalisht 4 shtetas për veprën penale “Ndotja e ajrit”.
Në vijim të kontrolleve të vazhdueshme për parandalimin e krimeve mjedisore, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
- C., 50 vjeç, B. V., 57 vjeç, A. H., 53 vjeç dhe M. S., 71 vjeç, banues në Krujë, pasi u konstatuan nga shërbimet e Policisë në fshatrat Krastë dhe Halil, Krujë, duke djegur furra gëlqerore.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.”- thuhet në njoftimin e policisë.