Një kamarier në San Diego ka fituar mbështetje të madhe në rrjetet sociale, pasi ai refuzoi t’i shërbente një gruaje e cila nuk mbante veshur maskë, e cila e zemëruar u përpoq ta turpëronte atë online, por s’ia doli.
Siç shkruajnë mediat amerikane, një grua në San Diego nuk u shërbye nga kamarieri në një lokal të Starbuks vetëm pse ajo nuk kishte vendosur maskën si mbrojtje ndaj Covid-19.
Gruaja e irrituar bëri një fotot dhe më pas shkroi në ‘Facebook’: ”Takohuni me Lenin Gutierrez nga Starbucks, i cili nuk pranoi të më shërbente mua sepse nuk kisha vendosur maskën. Herën tjetër do të pres policët dhe do të sjell një përjashtim mjekësor”.
E nëse gruaja e quajtur Amber Lynn Gilles priste që atë ta mbështesnin dhe të sulmonin kamarierin, ndodhi e kundërta.
Shumë njerëz i shpjeguan se kamarieri i Starbucks vetëm po ndiqte protokollin, e madje nisën dhe një fushatë Gofundme për të.
Fushata për mbledhjen e parave nisi nga Matt Cowan, i cili nuk njihte as gruan dhe as kamarierin. E deri tani janë mbledhur mbi 50,000 dollarë për Gutierrez.
Djali i ri shpjegoi incidentin, duke thënë se kishte dashur t’i tregonte gruas rregullat për vendosjen e maskave, por ajo nuk kishte pranuar.
Në një video në Facebook, Gutierrez tha se ai ishte duke punuar në Starbucks por ëndrra e tij ishte të punojë si një balerin dhe instruktor kërcimi. Para karantinës, ai u mësonte fëmijëve si të kërcenin dhe tha se paratë që i kanë dhuruar, do i përdorë për t’iu rikthyer mësimit të fëmijëve përsëri.
“Gjithçka që dua të bëj vërtet është të jem në gjendje t’u mësoj të tjerëve të kërcejnë dhe t’u tregoj se sa e dua dhe s aka ndikuar kërcimi tek unë. Nëse mund të ia tregoj dikujt dhe të ndryshoj jetët e tyre, siç kërcimi ndryshoi jetën time.”– është shprehur Gutierrez i cili i ka falenderuar të gjithë për mbështetjen.