Presidenti Emmanuel Macron votoi të dielën në njësinë e tij bashkiake, në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, i vonuar për shkak të koronavirusit.
Procesi elektoral është një test afatmesëm për Macron dhe partinë e tij në pushtet, që mund të dështojë të marrë qoftë një qytet të madh.
Vite më parë, Macron kishte shpresuar se zgjedhjet lokale do të ndihmonin të afirmonin partinë e tij të re në qytetet në mbarë Francën, përfshirë Parisin, në përpjekje për të siguruar rizgjedhjen në vitin 2022. Por së fundmi kandidatët e presidentit kanë zhgënjyer pritshmëritë.
I zgjedhuri i parë i Macron për Parisin u detyrua të tërhiqej për shkak të një skandali seksual, duke i lënë presidentit ish-ministrin e Shëndetësisë të hyjë në garë vetëm një muaj para raundit të parë.