Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thotë se është mbyllur faza e katërt e dezinsektimit në zonat e nxehta që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë. Kjo në mënyrë që të kemi një sezon turistik të sigurt.
“Po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të sigurt.
Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike”-shkruan ministrja Manastirliu.
Ajo ka publikuar edhe disa foto nga ky proces.