Vendosni fjalën kyçe....

Ndërtoi brenda zonës muzeale të kalasë, arrestohet 39- vjeçari, procedohet inxhinieri në Berat


Një 39-vjeçar është arrestuar sot në Berat, pasi po kryente ndërtim pa leje në zonën muzeale të kalasë.

Personi në fjalë me inicialet B.K, kishte qenë duke bërë një ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, që ndodhet në zonën muzeale të kalasë.

Ndërkohë janë proceduar penalisht një grua e moshës 61-vjeçare si dhe inxhinieri i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, i cili akuzohet për shpërdorim detyre.

“Ndërtoi në zonën muzeale të kalasë arrestohet 39 vjeçari. Nga ana e specialistëve për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Berat u bë arrestimi i shtetasit B.K., 39 banues në lagjen Kala, pasi nga ana e forcave të policisë u konstatua se ky shtetas po kryente ndërtim të pa ligjshëm në banesën e vet, në zonën muzeale të kalasë.

Gjithashtu u proçeduan në gjendje të lirë  D.K., 61 vjeçe për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm” dhe shtetasi E.Z., 34 vjeç me detyre inxhinier i Drejtorisë Rajonale të Trashgimisë Kulturore, për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’.”- thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *