Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti kolumbian: Venezuela bombë me sahat, nuk kemi asnjë informacion për koronavirusin

Presidenti kolumbian, Ivan Duque e cilësoi Venezuelën si një bombë me sahat sa i përket shëndetit publik, duke sqaruar se mungesa e informacionit të besueshëm për situatën me koronavirusin e ri është një shqetësim i madh për administratën e tij. Kolumbia prej vitesh ka qenë destinacioni kryesor i venezuelianëve të cilët largohen nga vendi për arsye ekonomike kryesisht.

Gjatë viteve të fundit, kur edhe vendi ka hyrë në një krizë të thellë humanitare ky problem është rritur ndjeshëm. Edhe pse kufijtë e jashtëm të Kolumbisë, si me Venezuelën, ashtu edhe me Brazilin janë zyrtarisht të mbyllur, autoritetet kolumbiane i shqetësohen mjaftueshëm sigurisë së vendit të tyre.

Në rastin e Venezuelës, informacioni është inekzistent, deklaroi presidenti kolumbian. Zyrtarisht, Venezuela raporton 4600 raste me koronavirusin e ri dhe 39 vdekje ndërsa Kolumbia raporton 80 mijë raste dhe më shumë se 2600 vdekje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *