Vendosni fjalën kyçe....

Vjosa Osmani i shkruan LDK-së, kërkon rezultatet e votimit për shkarkimin e saj


Kryetarja e Kuvendit të Kosovës dhe tashmë ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani i ka dërguar një letër kryesisë së partisë së saj, pas votimit për shkarkimin e saj nga posti i nënkryetares dhe anëtares së kryesisë.

Siç shkruajnë mediat në Kosovë, Osmani kërkon që t’i dërgojnë dokumentacionin e plotë dhe rezultatin e shkarkimit, së bashku me listën e anëtarëve të KP-së.

“Duke qenë subjekt i procesit të votimit në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së, përmes kësaj shkrese, kërkoj të ma dërgoni gjithë dokumentacionin e lëndës së shkarkimit tim, përfshirë rezultatet e votimit dhe evidencën e votimit të të gjithë anëtarëve të KP të LDK-së”, thuhet në letrën e Osmanit.

Në të Osmani e cilëson shkarkimin “veprim arbitrar” dhe në kundërshtim me “statutin e partisë”.

Osmani u shkarkua nga postet e saj më 20 qershor, me propozim të kryetarit Isa Mustafa, dhe vendin e saj si nënkryetare e mori Avdullah Hoti.

Disa nga deputetët që votuan kundër shkarkimit të Vjosa Osmanit janë: Valentina Bunjaku, Anton Quni, Haxhi Avdyli, Ardian Shala, Avdi Pireva, Lumir Abdixhiku, Xhafer Tahiri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *