Islandezët iu drejtuan kutive të votimit të shtunën, duke i dhënë presidentit Gudni Johannesson një mandat të dytë katër vjeçar.
Siç shkruan DW, rezultatet fillestare i dhanë Johannesson 90% të votave, e kundërshtari i tij Gudmunur Franklin Jonsson, fitoi vetëm 9%.
Që nga dështimi i madh i sistemit bankar në vitin 2008, shteti verior me vetëm 365,000 banorë ka fituar stabilitet ekonomik dhe politik, gjë që ka shkuar në favorin e presidentit 52-vjeçar.
Islanda është vendi i dytë në Europë që mban zgjedhje që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit, pasi Serbia mbajti zgjedhjet javën e kaluar. Islanda nuk është prekur rëndë nga kriza shëndetësore. Deri më tani ka raportuar 10 vdekje, dhe aktualisht ka rreth 10 raste aktive.
“Jam i nderuar dhe krenar. Për mua, ky rezultat i zgjedhjeve është për ta dëshmuar faktin se bashkëvendësit e mi islandezë e kanë miratuar mënyrën se si i jam qasur kësaj zyreje”, tha Johannesson.
Ashtu si në zgjedhjet e fundit, roli i presidentit ka qenë tema kryesore e fushatës. Në republikën parlamentare të Islandës, pozicioni i presidentit është kryesisht simbolik, por ai ose ajo ka fuqinë për të emëruar ministra dhe legjislacionin e vetos.
Shumica e kompetencave i takojnë qeverisë, e kryesuar aktualisht nga kryeministrja Katrin Jakobsdottir.