Vendosni fjalën kyçe....

15 kushtet e BE-së/ Meta: Maksimumi që mund të bëjnë për të mos na ndarë nga Maqedonia e Veriut


Kreu i Shtetit Ilir Meta në një intervistë për “Syri Tv” në emisionin “Çim Peka Live” komentoi 15 kushtet e vëna nga Bashkimi Evropian kundrejt BE-së për tu plotësuar përpara hapjes së negociatave.

Sipas Metës BE-ja në 30 vjet kanë treguar tolerancën e tyre dhe kanë bërë shpikje për të mos i mbajtur mbyllur derën Shipërisë.

Presidenti shtoi se ky është maksimumi që mund të bëjë BE-ja për të mos na ndarë nga Maqedonia e Veriut.

“Në çdo rast nga përvoja ime 30-vjeçare,ata kanë tolerancën e duhur, kanë bërë shpikje që nuk kanë ndodhur në historinë e zgjerimit për të mbajtur hapur derën e Shqipërisë. Është maksimumi i vullnetit të tyre për të mos na ndarë nga Maqedonia e Veriut“- tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *