Vendosni fjalën kyçe....

Edi Rama viziton sot Kosovën, takime me Thaçin, Veselin e Osmanin


Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Kosovën, ku do të takohet me disa prej zyrtarëve të lartë atje, pas aktakuzave të Tribunalit të Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së Kadri Veseli.

Gjatë kësaj vizitë, Rama nuk do të takohet vetëm me Presidentin Thaçi dhe me Veselin, por edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin dhe me liderët e partive të tjera.

Kjo vizitë e Ramës në Kosovë vjen në një periudhë mjaft të vështirë, pas zhvillimeve të fundit me ngritjen e aktakuzës nga Prokurori Special në Hagë ndaj Thaçit e Veselit.

Kujtojmë se pas publikimit të akuzave, Rama i doli menjëherë në krah dy politikanëve. Ai mbajti një fjalim të gjatë në Kuvend, për luftën e UÇK-së si dhe për komandantët e tyre të cilët luftuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *