Vendosni fjalën kyçe....

I akuzuar për grup të strukturuar kriminal, Gjykata e Shkodrës cakton detyrim paraqitje për Behar Bajrin


Gjykata e Shkodrës ka dhënë dënimin “detyrim paraqitje” për Behar Bajrin i arrestuar në Roterdam të Hollandës dhe u ekstradua në Shqipëri në 2019.

Behari u akuzua fillimisht nga prokuroria për grup të strukturuar kriminal. Pjestarë të tjerë të të ashtëquajturit grupi Bajri u arrestuan në Shkodër në kuadër në një operacioni të quajtur “Oaz” në vitin 2018.

Behar Bajri akuzohet se e vrau Fabiola Bajrin më 20 qershor 2002 në gjumë. Ata ishin të fejuar prej 3 muajsh, megjithëse Fabiola ishte e mitur. 

Sipas të dhënave, vrasja ka ndodhur pasi ajo i ka kërkuar leje për të shkuar diku. Bajri e ka refuzuar dhe ka patur përballë shpërthimin emocional të të miturës. 

Pas vrasjes ai iku nga Shqipëria.Vrasja e të miturës u zbulua nga pozicioni i plumbit që kishte marrë, që ishte poshtë parakrahu. Ndërkohë që pistoleta, e gjetur në banesën e Bajrit, rezultoi se ishte arma e përdorur në vrasjen e Fabiolës dhe Arben Tuzit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *