Vendosni fjalën kyçe....

Meta zhvillon bisedë telefonike me homologun slloven: Duhet bashkëpunim për daljen nga pandemia


Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me homologun e tij të Sllovenisë Borut Pahor, ku ka ndarë shqetësimin për përkeqësimin e situatës së pandemisë në rajon.

Të dy presidentët theksuan se nevojitet bashkëpunim për daljen nga pandemia.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Sllovenisë, Sh.T.Z Borut Pahor.

Të dy Presidentët ndanë të njëjtat shqetësime rreth përkeqësimit të situatës epidemiologjike të pandemisë COVID-19 në rajonin tonë.

Presidenti Meta theksoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi më intensiv ndërmjet vendeve tona, për të ndërtuar një strategji që do të mundësonte daljen sa më të sigurtë dhe të shpejtë nga pandemia.

Krerët e shteteve vlerësuan marrëdhëniet miqësore e të bashkëpunimit midis dy vendeve dhe popujve tanë, si dhe shprehën besimin se ky bashkëpunim do të forcohet edhe më tej në të ardhmen në të gjitha fushat.

Presidenti Meta i shprehu Presidentit Pahor mirënjohjen për mbështetjen solide që Sllovenia i ka dhënë në vijimësi procesit të integrimit europian të Shqipërisë.”-thuhet në njoftimin e presidencës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *