Vendosni fjalën kyçe....

Personi ndaj të cilit u qëllua sot në Shkodër, është kushëri i deputetit socialist


Personi ndaj të cilit u qëllua sot me armë zjarri në Shkodër është Fatjon Harusha, kushëri i deputetit socialist Luan Harusha.

Gazeta Panorama shkruan se ndaj kushëririt të deputetit është qëlluar nga një motor, mbi të cilin ndodheshin dy persona: një burrë e një grua.

Pas ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme, policia ka shoqëruar disa persona për t’u marrë në pyetje, mes të cilëve dyshohet se mund të jenë edhe autorët e ngjarjes.

“Më datë 29.06.2020, rreth orës 12:30, në rrugën e fshatit Vukatanë, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të mjetit tip “Hyundai”, me drejtues shtetasin F. H. 30 vjeç, banues në fshatin Dobraç, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor.

Si rezultat e veprimeve të shpejta janë shoqëruar disa persona dhe dyshohet se mes tyre mund të jenë edhe autorët e ngjarjes. Vijon krehja e zonës dhe grupi hetimor po vijon punën për fiksimin e çdo prove që mund të shërbejë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.”- thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *