Vendosni fjalën kyçe....

Rama konfirmon vizitën në Prishtinë: Për të mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale, njollë turpi në historinë botërore të drejtësisë


Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar vizitën e sotme në Prishtinë. Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se ka shkuar për të mësuar dhe dëgjuar më shumë pas fletë- rrufesë speciale për presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së Kadri Veseli, duke zbuluar kështu edhe arsyen e vizitës së tij.

“Në Prishtinë për të dëgjuar dhe mësuar më shumë pas fletë-rrufesë speciale që do të hyjë si njollë turpi në historinë botërore drejtësisë, që praktikën e akuzës publike pa aktakuzë juridike e ka njohur vetëm në epokat e sundimeve ideologjike!”– shkruan kryeministri.

Kujtojmë se pas publikimit të akuzave, Rama i doli menjëherë në krah dy politikanëve. Ai mbajti një fjalim të gjatë në Kuvend, për luftën e UÇK-së si dhe për komandantët e tyre të cilët luftuan drejtë dhe pastër për një Kosovë të lirë dhe sot të pavarur.

Gjatë vizitës në Prishtinë, Rama nuk do të takohet vetëm me presidentin Thaçi dhe me Veselin, por edhe me kryeparlamentaren Vjosa Osmanin dhe me liderët e partive të tjera.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *