Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në deklaratën e programuar për shtyp nuk pranoi akuzat e ngritura nga Dhoma Speciale në Hagë për Krime Lufte në Kosovë.
Thaçi tha se gjatë kohës së luftës së UÇK-së mund të ketë bërë gabime politike por jo krime lufte.
Më tej Thaçi tha se vetë e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale dhe ka kërkuar që të zbardhen të gjitha akuzat për krime lufte.
“Kam nderin e madh të ushtrimit të detyrës së presidentit të Kosovës së lirë dhe demokratike. Zemra ime është e lënduar, por jo dhe e thyer. Gjaku im është i nxehur, por i pastër dhe i njëhësuar me ata që dhanë jetën në luftën e UCK, është i njëjtë me ata që më kanë mbështetur dhe me gjakun e atyre që më kanë gjykuar. Ndihem sot i çliruar nga brengat politike. Jemi të gjithë bij dhe bija të kësaj toke dhe të gjithë duam më të mirën për Kosovën. Por politika i ka dhe këto, mua tashmë më janë kujtuar ata që dhanë jetën për lirinë, nga koha kur isha djalë idealist deri tani që jam me flokë të bardha.
Nuk më është dridhur qerpiku për procesin e ashtuquajtur krime lufte. E kam ditur se ne si UCK do të paguanim gjithçka për lirinë që ia dhamë Kosovën. Është e drejtë që duhet të zbardhet çdo krim që ka ndodhur. Shumë prej luftëtarëve të UCK-së kanë dalë mbi akuzat monstruoze. E njëjta gjë do ndodhë edhe me me vëllain tim jo të gjakut Kadri Veselit. Gabime edhe mund të kem bërë, por krime lufte jo. Nëse do të kthesha pas, do t’ia ktheja plumbin prapë regjimit të Sllobondan Millosheviçit”- tha Thaçi.