Vendosni fjalën kyçe....

U lanë jashtë listës për dëmshpërblimin nga tërmeti, durrsakët protestojnë para bashkisë


Dhjetëra qytetarë po protestojnë përpara Bashkisë së Durrësit, pasi pretendojnë se janë lënë jashtë listave të përfituesve nga grantet e Rindërtimit për tërmetin e 26 nëntorit.

Ditën e enjte, Këshilli Bashkiak i Durrësit miratoi listat e përfituesve e në korrik fillon dhënia e granteve për familjet e banesave të dëmtuara në shkallën DS1, DS2, DS3.

Por mesa duket ka qytetarë të cilët kanë mbetur padrejtësisht jashtë këtyre listave. Qytetarët pretendojnë se i kanë dokumentat e rregullta për dëmet e shkaktuara dhe klasifikimet e bëra.

Durrësi dhe Kruja ishin zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *