Kryetari i Nismës Social-Demokrate në Kosovë, Fatmir Limaj ka pritur sot në një takim kryeministrin Edi Rama.
Ky i fundit ndodhet në një vizitë në Prishtinë, pas aktakuzave të Tribunalit të Hagës ndaj presidentit Hashim Thaçi e kreut të PDK-së Kadri Veseli.
Në takimin me Limajn, Rama ishte i shoqëruar nga ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe Diasporën, Gent Cakaj.
Sipas mediave në Kosovë, takimi ka përfunduar pa bërë asnjë prononcim për mediat, asnjëri prej tyre.
Gjatë qëndrimit të tij dy ditor në Kosovë, kryeministri Edi Rama pritet të takohet me të gjithë liderët politikë dhe institucionalë. Më herët ai është takuar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani. Ndërsa në orën 17:00 do të takojë edhe kryetarin e VV-së, Albin Kurtin. Në orën 18:50 takimin e radhës do e ketë me presidentin Hashim Thaçi e takimet e tjera do t’i vijojë ditën tjetër.