Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e 2 biznesmenëve në Laç, gjykata lë në “arrest me burg” Ilir Xhepajn


Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Ilir Xhepajn, personin e dyshuar si bashkëpuntor i Eduart Lamajt për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, ngjarje e ndodhur më 30 maj.

Kujtojmë se Ilir Xhepaj u arrestua ditën e djeshme në Astir, poshtë pallatit ku jetonte me qira. Ai ishte në kërkim jo vetëm për vrasjen e dy biznesmenëve, por edhe për një tjetër atentat.

Xhepaj kishte vetëm 3 muaj që kishte falë nga burgu, ku ishte dënuar për grabitje. Me të dalë nga aty ai dyshohet se kreu 2 atentate, njëra plagosje në 15 maj dhe rasti i dytë është ai ku humbën jetën Bujar Lika dhe Paulin Gjergji.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *