Vendosni fjalën kyçe....

23 viktima dhe 142 raste të reja nga koronavirusi në Itali


Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 142 raste të reja me koronavirus, një rritje në krahasim me dje, ku të sëmurë ishin 126 persona.

Numri i total i personave të prekur nga koronavirusi në Itali ka shkuar në 240578.

Po ashtu është rritur edhe numri i viktimave, ku në 24 orët e fundit koronavirusi i ka marrë jetën 23 personave, ndërsa dje numri i viktimave ishte 6. Numri total i viktimave në vend ka shkuar në 34767.

Ndërkohë numri i personave të shëruar ka shkuar në mbi 190 mijë, ku në 24 orët e fundit 1052 persona lanë spitalin.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *