Sot është afati i fundit për Reformën Zgjedhore dhe pritet që Këshilli Politik t’i dorëzojë Kuvendit marrëveshjen e dakordësuar.
Gjatë një vizite në Fier, ambasadori britanik Duncan Norman tha se kjo reformë është një hap i rëndësishëm për anëtarësimin në BE.
Ai shpreson që Parlamenti ta miratojë atë.
”Ne kemi mbështetur Shqipërinë në përparimin e Reformave ndaj besojmë se edhe vëmendja e përkushtimi nga politika shqiptare do të çojë në zgjidhjen e kësaj çeshtje.
Arritja e marrvëshjes në Reformën në Drejtësi është një hap i rëndesishëm gjithashtu edhe për zgjedhje të lira dhe më të mira për Shqipërinë dhe shqiptarët. Tani Këshilli Politik ka në dorë një marrvëshje për Reformën që kërkon në të ardhmen edhe përmirësime por sot për sot kjo marrvëshje duhet të kalojë në Kuvend për miratim.
Duke qenë se kjo varet në sovranitetin dhe demokracinë e Shqipërisë dhe klasës politike në vend në nuk mund të themi se cila është forma e duhur që ju mund të zgjidhni.”– tha ambasadori Norman.