Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Tiranë, këmbësori përfundon në spital


Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në kryeqytet, si pasojë e të cilit ka mbetur i plagosur një person.

Aksidenti ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta”, ku një automjet ka përplasur një këmbësor i cili po kalonte rrugën. Ai është dërguar në spital për të po kujdesen mjekët. Ndërkohë drejtuesi i automjetit, është shoqëruar nga policia dhe po pyetet për ngjarjen.

“Më datë 30.06.2020, rreth orës 09:40, në bulevardin “Gjergj Fishta” mjeti me drejtues shtetasin F.R., ka aksidentuar​ një shtetas këmbesor ende të paidentifikuar, i cili u dërgua menjeherë në spital, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Mjeti dhe drejtuesi i mjetit ndodhen në vendngjarje.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *