Vendosni fjalën kyçe....

BE-ja miraton listën me vendet që do hapen kufijtë nga 1 korriku (Dokumenti)


Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar listën me vendet e treta për të cilat do hapë kufijtë pas mbylljes disa mujore për shkak të shpërthimit të pandemisë.

Në listën e vendeve që do lejohet hyrja në BE nga vendet e Ballkanit Perëndimor janë vetëm Mali i Zi dhe Serbia.

Kështu, shtetasit shqiptarë posedues të një pasaporte të rregullt shqiptare nuk do munden të hyjnë në vendet e BE-së.

Sipas udhëzimeve të publikuara në dokumentin e Këshillit të BE-së kjo listë do ndryshohet çdo 14 ditë sipas edhe lëvizjes së shifrave të epidemisë të COVID-19 për çdo vend respektiv të cilat duhet të jenë në mesataren e vendeve të BE-së për 100 mijë banorë.

Bie në sy që në listën e miratuar për vendet e treta nuk janë as vendet si SHBA-ja, Rusia apo edhe India, ndërsa për Kinën, BE-ja e ka lënë hapjen në sajë të reciprocitetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *