Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj ka zbuluar bisedën që ka bërë në Ëashington me Richard Grenell, i cili është i dërguari Special i Presidentit Trump për negociatat e paqes mes Serbisë dhe Kosovës
“Kemi biseduar për ngritjen e akademisë së transparencës, për koordinimin e kryesisë së OSBE-së, por edhe për të siguruar një ulëse jo të përhershme në këshillin e sigurimit në 2022-23.
E para nuk ka marrëveshje sekrete, e dyta nuk ka ndarje të Kosovës dhe e treta nuk ka nxitim për një marrëveshje të shpejtë për Kosovën. Koordinimi me SHBA është jetik. Nuk dua të bëj politikë të brendshme në Kosovë, por janë mesazhet e mia nga SHBA, por edhe qëndrimet e përfaqësuesit special të Trump”– tha Cakaj gjatë konferencës për mediat nga aeroporti i Prishtinës.