Një pushues ka gjetur vdekjen në Vlorë në rrethana ende të paqarta. Bëhet fjalë për një 72-vjeçar nga Tirana, i cili ka hasur vështirësi ndërsa bënte not dhe është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 09:40, në bregdetin e Plazhit të Ri, Vlorë, pranë shkollës së Marinës është nxjerrë nga deti në gjendje të rëndë shtetasi F. H., 72 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin Rajonal.”– thuhet në njoftimin e policisë.
I moshuari kishte shkuar në Vlorë për të bërë plazh, së bashku me bashkëshorten e tij.