Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i SPAK-ut pas zbulimit të 3 tonëve me drogë: Hetim zyrtarëve shqiptarë që lejuan trafikun


Federico Cafiero De Raho

Në një konferencë për mediat, Prokurori i Antimafias italiane, Federico Cafiero De Raho, ka dhënë detaje lidhur me operacionin antidrogë që çoi në pranga 37 persona, mes tyre edhe shqiptarë. Ai e ka konsideruar një sukses, dhe tha se ky është operacioni më i madh i realizuar ndonjëherë në bashkëpunim me autoritetet shqiptare.

“37 të arrestuar, një operacion i madh pas bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Italisë me një skuadër investigative. Këtu ndodhet kreu i Prokurorisë së Posacme Arben Kraja dhe prokurori Vladimir Mara. Janë sekuestruar tonelata marijuanë dhe kokainë. Bashkëpunimi mes vendeve është arma më e fortë të luftuar trafikun e drogës mes vendeve. Është operacioni më i madh që ka goditur grupet kriminale italiane dhe shqiptare i zhvilluar ndonjëherë”– tha De Raho.

Në video-konferencën ka marrë pjesë edhe kreu i SPAK-ut, Arben Kraja i cili deklaroi se do hetohen zyrtarët që kanë lejuar aktivitetin kriminal.

“Erdha në Romë në datë 7 shkurt firmosëm memorandumin e bashkëpunimit dhe ideja ishte se duhet të ishim konkret dhe sot jemi konkret me operacionin që zhvilluan. Skuadrat e përbashkëta hetimore janë përgjigja më e mirë që i jepet krimit të organizuar që funksionon në nivelin ndërkombëtar.

Falenderoj Eurojust për ndihmën skuadrat investigative. Operacioni ishte i suksesshëm, me koordinim perfekt në të njëjtën kohë. E reja që kemi sjellë në Shqipëri me këtë hetim është se nuk jemi kufizuar vetëm me hetimin, por edhe hetim dhe akuzë për pastrim të veprës penale (pastrim parash). Jemi të vendosur që të vijojmë me të njëjtin ritëm edhe me skuadrat e tjera investigative të përbashkëta. Në Shqipëri do të hetojmë përgjegjësinë e autoriteteve shtetërore që kanë lejuar apo favorizuar aktivitetin kriminal. Kushdo që të jetë i përfshirë dhe do të provohet do të dërgohet para gjyqit”- tha Kraja.

Arben Kraja

Mëngjesin e sotëm një gomone është kapur në Vlorë dhe janë sekuestruar tre ton e gjysmë drogë, të llojit marijuanë, kokainë dhe hashash, të ndarë në 7 milionë doza, që kapin një vlerë mbi 40 milion euro.

Në kuadër të operacionit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane, janë vënë në pranga 27 persona të akuzuar, si pjesë e një rrjeti të trafikut ndërkombëtar të drogës.

Në Itali u arrestuan 27 persona, 15 janë në burg dhe 12 nën arrest shtëpiak. Dhjetë të dyshuar të tjerë janë arrestuar në Shqipëri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *