Vendosni fjalën kyçe....

Murrizi në mbledhje për ndryshimin e sistemit: Nuk është recetë që hyn nesër në seancë


Paraditen e sotme është mbledhur Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për të diskutuar lidhur me projektligjin e 29 deputetëve të opozitës parlamentare për ndryshime kushtetuese.

Në këtë mbledhje, kreu i grupit demokrat në Parlament, Myslim Murrizi, tha se ndryshimi i dy neneve të Kushtetutës që do të ndryshonte sistemin, do të bënte që vota e shqiptarëve të shkojë atje ku ata duan.

“Nisma jonë për të ndryshuar Kushtetutën erdhi si pasojë e dështimit të referendumit të 50 mijë zgjedhësve. Kërkonin ndryshimin kushtetues. Duke parë që KQZ nuk ka kuorumin e 2/3 dhe refuzimi që i është bërë kërkesës së 50 mijë shqiptarëve, ne ndërmorëm këtë hap që bllokon votën e sovranit. Kemi kërkuar ndryshim të nenit 64 dhe 68 të Kushtetutës, nisur nga rekomandimet e OSBE/ODIHR të 2008. Kohët e fundit kam parë që ata që nuk kanë interes që shqiptarët të zgjedhin artikulojnë artifica, sikur këto propozime janë të stisura. Ata nuk duan lista të hapura dhe sistem të hapur. Nisur nga ato nene të gatuara në prill të 2008, në interes të disave.”– tha Murrizi.

Deputeti është i mendimit se nëse shkojmë drejt listave të hapura, në mënyrë indirekte do të kufizohen edhe koalicionet.

“Kjo nismë nuk është një recetë dhe pr/ligj që hyn nesër në seancë, është nismë dhe vullnet që fton në kalendarin e miratuar në konferencë të përbashkët që fton shumë aktorë dhe faktorë”.– shton Murrizi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *