Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni italo-shqiptar kundër trafikut të drogës, dalin identitetet e 7 të arrestuarve në Shqipëri


Nga operacioni i përbashkët mes autoriteteve italiane dhe atyre shqiptare nga i cili u arrestuan 37 persona janë bërë publike emrat e të ndaluarve në Shqipëri.

Shtatë prej tyre që u arrestuan në vendin tonë janë shtetasit: Julian Bejdollari, 43 vjeç, Aurel Kalari, 53 vjeç, Ilirjan Zaimi, 51 vjeç, Mariglen Duçellari, 65 vjeç, Kleo Bregu, 55 vjeç, Rexhino Muçaj, 25 vjeç, Alban Koshi, 53 vjeç, të gjithë banues në Vlorë.

Ata akuzohen për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim, pasi nuk u gjetën gjatë operacionit shtetasit Elton Hamza, 37 vjeç, banues në Orikum, Vlorë dhe Robert Myftari, 47 vjeç,  banues në Vlorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *