Vendosni fjalën kyçe....

Operacioni mes Italisë e Shqipërisë, Yuri Kim: SPAK të japë rezultate për shqiptarët


Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale lidhur me operacionin që çoi në pranga 37 persona nga Shqipëria e Italia.

Kim inkurajon SPAK që të vijojë punën për më shumë rezultate të mira.

 “Urime SPAK për dënimin e krimit të organizuar dhe narkotikës dhe përfshirjen në cështjen e anti-mafias italiane. Vijoni me punën e mirë dhe të jepni më shumë rezultate në interes të popullit popullin shqiptar https://bit.ly/31u2w93– shkruan ambasadorja Kim.

Në kuadër të operacionit të realizuar nga SPAK në bashkëpunim me DIA-n italiane, u sekuestruan 3 tonë e gjysmë drogë të llojit marijuanë, kokainë e hashash. Si dhe u vunë në pranga 27 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *