Vendosni fjalën kyçe....

Producenti Steve Bing i shkroi 2 letra fëmijëve, para se të hidhej nga kati i 27-të


Milioneri dhe producenti i filmave, Steve Bing, ka lënë dy letra për fëmijët e tij, para se t’i jepte fund jetës javën e kaluar. Sipas Daily Mail, Bing i shkruajti djalit të tij 18-vjeçar Damian, që ka me aktoren me Elizabeth Hurley. Po ashtu edhe vajzës së tij 21-vjeçare, Kira, që e ka me tenisten Lisa Bonder.

Gazeta shkruan se menaxheri i ndërtesës nga i cili u hodh miliarderi dhe policia e Los Anxheles, ia kanë dhënë letrat fëmijëve.

Damian Hurley flitet se nuk e ka takuar kurrë babanë e tij, i cili fillimisht e mohoi atësinë e tij dhe vetëm pas një procesi të gjatë gjyqësor dhe kryerjes së analizave të ADN-së, ai u detyrua të njihte atësinë e fëmijës që kishte me Elizabeth Hurley.

Bing u hodh nga kati i 27 i pallatit ku jetonte në Los Angeles, dhe u shpall i vdekur rreth orës 1 pasdite të së hënës së 22 qershorit. Vdekja e tij është shpallur si vetëvrasje.

Miqtë e tij kanë thënë se Bing kohët e fundit ka vuajtur nga depresioni, e gjat muajve të pandemisë gjendja e tij është përkeqësuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *