Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Jam në Kosovë në funksion të një nevoje kombëtare


Kryeministri Edi Rama thotë se ka shkuar në Kosovë për një nevojë kombëtare, pas akuzave për Hashim Thaçin e Kadri Veselin.

Rama mbajti një konferencë për mediat në aeroportin Adem Jashari të Prishtinës, ku tha se publikimi i aktakuzave mundësoi abortimin e procesit të paqes mes Serbisë e Kosovës.

”Së pari, dëshiroj të bëj të qartë faktin se unë jam këtu në funksion të një nevoje kombëtare besoj për t’i dhënë mbështetjen të plotë Kosovës dhe të gjithë përfaqësuesve politikë të saj në kushtet kur e dinë të gjithë ka ndodhur diçka e rëndë dhe thellësisht e padrejtë.

Pothuajse për 2 dekada në Kosovë procesi i vënies së drejtësisë për krimet e luftës është konceptuar, është mbështetur dhe është zhvilluar si një proces i pandashëm nga nga procesi i shtetndërtimit, i pajtimit nëdretnik, integrimit europian, i dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. në këtë formë është formuluar edhe në strategjinë e zgjerimit nga BE. Është krejt e kuptueshme që procesi i vështirë i pajtimit nuk është vetëm çështje e ballafaqimit me të kaluarën nëpërmjet drejtësisë, por edhe çështje e ndërtimit të së ardhmes nëpërmjet politikës. Dhe komunikata e ashtuquajtur, një fletërrufe, e ngjashme si dy pika uji me komunikata në thonjëza publike përgjatë revolucionit kulturor kinez, një shfaqje që e kemi jetuar në diktaturën e Shqipërisë, është e pashembullt, dhe e kombinuar me momentin kur u publikua, përbën një arsye, pavarësisht nëse është e qëllimshëm apo i rastësishëm, për të thënë se historia e kësaj gjykate speciale të radhës nisi të shkruhet me një akt që abortoi një proces që lidhet me paqen politik, që lidhet me paqen.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *