Vendosni fjalën kyçe....

Refuzoi ta takonte, Rama: Do ta tërheq padinë ndaj Haradinajt


Kryeministri Edi Rama thotë se do të tërheqë padinë për shpifje ndaj ish-kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në konferencën e sotme për mediat, në aeroportin e Prishtinës, Rama tha se e kishte ftuar HAradinajn për ta takuar gjatë qëndrimit të tij 2-ditor në Kosovë, por ai kishte refuzuar.

“Ftesën ia kam dërguar dhe Ramushit, që ta takoja kudo që të dëshironte ai qoftë edhe në shtëpinë e vet, siç shkova sot tek Isa Mustafa.

Dhe si paditës, që shkon tek i padituri, besoj që nuk ishte ai që ulej, duke më hapur derën. Për më tepër që do doja të diskutoja për këtë që është një çështje më e madhe se unë, se Ramushi e emra të veçanta, sepse implikimet e kësaj teme mund të jenë marramendëse për Kosovën.

“E kam njoftuar Ramushin që s’do të bëj komunikim me mediat në çdo derë ku do ta tërheq padinë. Jo se ajo është e vogël për mua por se është shumë më e madhe se ajo që sot do bashkojë të gjithë.

Nuk e di se çfarë roli ka tërheqja e padisë në raportet mes nesh. Me padi, pa padi, me shpifje e pa shpifje, Ramush Haradinaj për mua nuk është kryeministri, politikani… por një figurë historike dhe s’e heq dot nga ai vend askush sado kryeministër i keq të ketë qenë.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *