Vendosni fjalën kyçe....

Rudina Hajdari: Mbledhje historike, të zhbëjmë marrëveshjen e 2008-ës


Deputetja e opozitës Rudina Hajdari e ka cilësuar si një mbledhje historike, atë të sotmen ku u vendos që në seancën plenare të 30 korrikut, të votohet për ndryshimin ose jo të sistemit zgjedhor.

Në një deklaratë për mediat, Hajdari tha se zgjedhjet e ardhshme, partitë politike duhet të shkojnë me lista të hapura.

“Ishte një mbledhje historike, ne parashtruam kërkesën që erdhi nga firmëtarët e opozitës parlamentare për të rishikuar Kushtetutën për ndryshimin e sistemit dhe hapjes së listave. Kjo është një kërkesë e shqiptarëve, ka mbështetje tepër të gjerë nga grupet e interesit, shoqëria civile, për t’i rikthyer parlamentit sovranitetin e duhur. Ja ku erdhi kjo ditë, ne do ta bëjmë realitet, jemi duke negociuar dhe do ndjekim cdo rrugë ligjore për ta cuar deri në fund, unë ju premtova shqiptare, që do luftoj deri në fund dhe ja ku jam sot me kolegët e opozitës parlamentare, me Këshillin e Legjistaltures dhe Ligjeve për ta parë këtë me imtësi. Ne në zgjedhjet e ardhshme duhet të shkojmë me lista të hapura, ku shqiptari të mos ngelet peng i deputetëve që nuk shkojnë në zona, por i binden kryetarëve të partive, duhet të shtyjmë maxhorancën që të plotësojë këtë kërkesë, pasi ky eshte shans historik i shqiptarëve pas 30 vjet tranzicion që të shkojnë në kuvend përfaqësuesit e tyre të denjë”– tha Hajdari.

Lidhur me atë se çfarë percepton ajo nga maxhoranca, nëse do e mbështesë këtë nismë apo jo, Hajdari kujtoi premtimin e kryeministrit Edi Rama.

“Maxhoranca ka premtuar që do ta bëjë këtë proces me dy shkallë, pavarësisht gjatë procedurës që u ndoq, i bëra kërkesë opozitës jashtëparlamentare, se ndryshimi i sistemit duhet të jetë kërkesë e opozitës, shoqërisë që kërkon ndryshim, u befasova që ajo nuk arriti të na mbështeste, po kjo nuk do të thotë që duhet të heqim dorë. Gjatë kësaj periudhe kam qenë direkte me Ramën kur i kam thënë që ju premtuat për këtë gjë, unë e përmbusha rolin në Këshillin Politik, u kritikova, por qëndrova fort. Ne i futemi rrugës institucionale, duke negociuar me maxhorancën si do arrihet, e kemi futur në shinat e duhura, votën nuk e parashikoj dot, por më në fund ne zhbëjmë marrëveshjen e 2008 që i ka skllavëruar deputetët.”– tha Hajdari.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *