Vendosni fjalën kyçe....

Shahini shpall datën e zgjedhjeve në Universitetet publike


Ministrja e Arsimit Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka publikuar urdhrin për zhvillimin e procesit të zgjedhjeve për strukturat drejtuese në Universitetet publike.

Data e lënë për zhvillimin e zgjedhjeve në Universitete është lënë më 30 korrik.

“Javën që lamë pas, përfundoi edhe afati ligjor për gjendjen e jashtëzakonshme në vend. Por, duke marrë parasysh rritjen e rasteve të infektimeve, është akoma e paqartë se si do të rifillojë puna nëpër IAL në vjeshtë. Kështu që, për arsye të zgjidhjes së shumë çështjeve të shkaktuara si pasojë e përfundimit të mandateve të autoriteteve drejtuese në IAL, me propozim të rektorëve të universiteteve publike shpallim datën e zgjedhjeve në IAL më 30 korrik, 2020”-shkruan Shahini.

Zgjedhjet në universitete u shtynë më herët për shkak të shpërthimit të pandemisë nga COVID-19 dhe mbylljes së auditorëve.

Madje lidhur me këtë ngjarje pati edhe një përplasje në Universitetin e Tiranës, mes Rektoratit dhe Komisionit të zgjedhjeve në këtë institucion.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *