Tre persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vend, si pasojë e sëmundjes Covid-19.
Siç bëri me dije Ministria e Shëndetësisë, viktimat janë një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71-vjeçar nga Tirana dhe një 85-vjeçar gjithashtu nga Tirana.
“Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44-vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor“, tha Dr. Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Ndërkohë për sa i përket numrit të të infektuarve, sot janë regjistruar plot 69 raste të reja. Ato janë: 23 në Tiranë, nga 10 raste në Durrës e Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin e Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnjë.
TË DHËNAT E FUNDIT
Dr. Flutura Beqo
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën me dije situatën epidemiologjike në vend, ku vijon të ketë shtrime të reja në spital, vijon të ketë rritje të të prekurve nga Covid19, pothuajse në të gjithë Shqipërinë.
Ndaj ftojmë çdo qytetar të tregojë kujdes me ruajtjen e higjienës personale, me mbajtjen e distancës fizike, vendosjen e maskës në ambiente publike.
Fatkeqësisht, megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 3 qytetarë e kanë humbur betejën me Covid19 në 24 orët e fundit. Një 44 vjeçare nga Durrësi, një pacient 71 vjeçar nga Tirana dhe një pacient 85 vjeçar gjithashtu nga Tirana. Të 3 pacientët kishin disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe nuk kanë mundur dot të mbijetojnë për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, pavarësisht trajtimit intensiv nga stafi mjekësor.
Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 79 pacientë, 7 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 3 janë të intubuar.
Ndërkohë kanë vijuar testimet në Laboratorin e Virologjisë në ISHP dhe gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 371 testime për të dyshuar të prekur me Covid19, nga të cilat janë konfirmuar 69 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 raste në Tiranë, nga 10 raste Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 në Mat, nga 4 raste në Kurbin, Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier, Kavajë, 1 në Lushnje.
Pavarësisht rasteve ditore të identifikuara pozitivë, lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 25 qytetarë, duke e çuar në 1459 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1014 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon qytetarët, bizneset, që në mënyrë strikte të respektojnë zbatimin e masave të rekomanduara: distancën fizike, përdorimin e maskave në shërbim dhe kur nuk është e mundur të respektohet distanca, higjienën personale, dezinfektimin e ambienteve, ajrosjen e tyre, në menyrë që të kufizohet përhapja e Covid19.
Inspektorët e Task-Forcës anti-covid do të vijojnë kontrollet në çdo subjekt, në institucione apo biznese tregtare të çdo lloji, për zbatimin e protokolleve të sigurisë.
Shkelja e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezik për jetën dhe shëndetin e të tjerëve.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale edhe një herë ka një lutje për qytetarët dhe bizneset të tregojnë kujdes sepse virusi është ende mes nesh.
Nëse keni shenja të sëmundjes telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127 dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për këshillim psikologjik apo çdo informacion për Covid19.
COVID-19 – Statistika (30 Qershor 2020)
Testime totale 27034
Raste pozitive 2535
Raste të shëruara 1459
Raste Aktive 1014
Humbje jete 62 (Qarku Tiranë 34, Durrës 11, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 8, Kukës 1, Elbasan 1)
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 370
Durrës 212
Shkodër 156
Vlorë 106
Fier 49
Lezhë 43
Korçë 28
Kukës 18
Elbasan 13
Gjirokastër 7
Berat 6
Dibër 6