Blue Ivy Carter, vajza 8-vjeçare e Beyonce-s duket se po ndjek hapat e nënës së saj.
Siç shkruan Daily Mail, ajo ka fituar çmimin e saj të parë ndërkombëtar në “BET Awards” të dielën mbrëma, me këngën e saj dhe të Beyonce-s: Brown Skin Girl. Kjo këngë fillimisht ishte prezantuar në kolonën zanore të filmit “The Lion King”.
Dyshja nënë e bijë fituan edhe pse përballë kishin emra si Alicia Keys, Ciara, Lupita Nyong’o, Ester Dean, City Girls, LaLa, Layton Greene, Lizzo, Missy Elliot, Rapsody dhe PJ Morton.
Ajo çka bie në sy në duetin e tyre është zëri dhe talenti i 8-vjeçares Blue Ivy. Kënga nis pikërisht me zërin e saj dhe me tekstin: “Vajza me lëkurën kafe, lëkura jote ngjan si perlë, është gjëja më e mirë në botë, mos e këmbe kurrë me asgjë tjetër”
Beyonce u nominua edhe për disa çmime të tjera mes të cilave si Artistja më e mirë femër për R&B dhe Pop, Albumi më i mirë i vitit dhe kategoritë e filmave më të mirë. Përveç muzikës, Blue Ivy ka shfaqur aftësitë e saj edhe në kërcim, pasi ka qenë pjesë e baletit në disa video-klipe të saj.