Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nuk i ka ndalur kërcënimet ndaj kompanive të transportit public se do t’u heqë licencat nëse nuk fillojnë punën.
Ai tha se gjatë kësaj jave do të shohë raportet e monitorimit të frekuencave të kalimit të autobusëve dhe në fundjavë do të marrë një vendim. Kompanitë që nuk i kanë respektuar frekuencat do të humbasin licencat dhe do kërkojë për operator të ri.
“Të gjithë linjat të kuptojnë se kush kanë pasur nevojë për bashkinë ne kemi qenë me ata dhe kur kanë pasur të drejtë i kemi mbështetur. Ajo që thonë disa kompani se unë do ta mbajë këtë licencë private deri sa të më dali mua llogaria, nuk shkon se ajo licencë do të hiqet sepse nuk na del ne si qytetar llogaria. Kemi filluar matjet e frekuenca çdo 5 minuta dhe do të prodhohet një raportit ditor dhe në fundjavë do të marr vendimin dhe javën tjetër ‘Bella Ciao’. Këto tre ditë do shoh personalisht vetë raportet dhe kush nuk e realizon do të shkojë në shtëpi dhe nuk mban peng dot vendin. Durimi ka kufi, robi të thotë një herë, dy herë dhe nëse dikujt nuk i del sepse ka blerë jahtin e ri dhe ka probleme të tjera në bizneset e tjera nuk është transporti publik i Tiranës mënyra për ta shlyer këtë. Kush nuk realizon frekuencën e punës le të shkojë ën shtëpi, të vajisë jahtin e vetë dhe nuk do të mbajë peng qytetin”, tha Veliaj.
Kryebashkiaku shton se nëse nisin punën, ai do të jetë në krah të transportit publik dhe do i ndihmojë në kërkesat e tyre.