Vendosni fjalën kyçe....

40 emigrantë me koronavirus – Protesta të dhunshme në qytetin italian, Salvini goditet me vezë (FOTO/VIDEO)


Protesta të dhunshme janë zhvillluar në një qytet italian, i cili është kthyer në një vatër të nxehtë për koronavirusin.

Turma e zemëruar në Mondragone, afër Napolit, goditi me vezë dhe kreun e ekstremit të djathtë të Italisë, Matteo Salvini, i cili kishte shkuar për të biseduar me ta. Kur ai mbërriti, protestuesit nisën të hidhnin shishe me ujë, gurë dhe vezë.

Atyre që hodhën ujë mbi të, Salvini iu përgjigj në mënyrë provokuese: “Faleminderit, është vapë”.

Policët u përplasën me protestuesit duke i goditur me shkopinj, duke e lënë një burrë të gjakosur në fytyrë.

Tensionet nisën në Mondragone, kur autoritetet njoftuan javën e kaluar, se më shumë se 40 migrantë që jetonin në një ndërtesë të braktisur, kishin rezultuar pozitivë në testin për koronavirusin dhe paralajmëruan se i gjithë qyteti mund të karantinohet nëse virusi përhapet.

Shumë prej atyre janë emigrantë bullgarë që punojnë si vjelës frutash sezonalë në fushat përreth qytetit.

Gjatë fjalës së tij, Salvini tha: “Nëse njerëzit këtu më thirrën, njerëz të mirë që duan të jetojnë paqësisht në Mondragone, është detyra ime të jem këtu dhe unë do të vazhdoj të kthehem dita-ditës, sepse në qytetet e tjera ne kemi sjellë përsëri normalitet dhe siguri dhe do ta sjellim edhe në Mondragone”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *