Qyteti i Bostonit ka votuar heqjen e një statujë të shekullit të 19-të në nder të ish-presidenti amerikan Abraham Lincoln, duke argumentuar se banorët e shikojnë paraqitjen e një skllavi me ngjyrë të zezë që lirohet prej tij si sjellje e keqe.
Në një votim të martën, Komisioni i Arteve i Bostonit vendosi të heqë monumentin, teksa kryebashkiaku Martin Walsh tha se vendimi ishte pjesë e një procesi më të gjerë për të ‘bërë Boston një qytet më të drejtë’.
Masa do t’i kushtojë qytetit të paktën 15,000 dollarë, sipas drejtorit të artit publik të Bostonit, Karin Goodfellow.
“Pas përfshirjes në një proces publik, është e qartë se banorët dhe vizitorët në Boston nuk janë ndjerë mirë me këtë statujë dhe përfaqësimin e saj reduktues të rolit të Njeriut të Zi në lëvizjen abolicioniste,” tha Walsh, duke shtuar se e mbështeste vendimin për heqjen e saj.